Ministria e Anton Qunit kërkon vetura me qira, ka kërkesa të veçanta

Ministria e Mbrojtjes, ditë më parë ka bërë njoftimin për një kontratë të re.

Dikasteri që udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), këtë herë kërkon të marrë me qira disa vetura.

Për këtë tender, Ministria e Qunit ka ndarë hiç më pak se 25 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

“Marrja me qera e 1 deri ne 3 vetura për kohëzgjatje prej 12 muajshe, sipas nevojave të Autoritetit Kontraktues, sipas kushteve të përcaktuara ne DT aneks 1 ( specifikacion teknik i detyrueshem )”, thuhet mes tjerash në njoftimin e bërë.

Tutje, në po të njëjtin njoftim kërkohen disa specifika të veçanta.

Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë korniz 12 muajshe me një OE, qe do të ketë kapacitet të ofroj nje deri ne tre automjete me qira për Ministrinë e Mbrojtjes Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimit teknik te kerkuar në dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Qëllim i relazimit të kesaj kontratë është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-së

Ndërkohë që takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet më datën 20 të këtij muaji.