Ministri

Ministri Yagcilar: Hapja e të dhënave rrit besimin e qytetarëve ndaj institucioneve

Është publikuar raporti i vlerësimit të “Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave” (ODRA), nga Ministria e Administratës Publike (MAP).
Në kuadër të kësaj konference është bërë edhe prezantimi i portalit të ri kombëtar për të dhëna të hapura.

Hapja e të dhënave është vlerësuar të jetë shumë i rëndësishëm në rritjen e transparencës.

Më këtë rasti, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Mahir Yagcilar ka thënë se hapja e të dhënave përveç që forcon transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë, sipas tij, sjell edhe shumë përfitimet për qytetarët, bizneset dhe sektorin publik, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se nuk do të jetë e lehtë, por ministria po punon me Qeverinë dhe shoqërinë civile që të bashkëpunoj për publikimin e të dhënave.

Ndërsa, Amparo Ballivian, eksperte e të dhënave të hapura, ka thënë se Kosova është zotuar që të punojë në publikimin e të dhënave.

Sipas saj publikimi i të dhënave të hapura çon në një qeverisje efikase, më transparente si dhe kthen besueshmërinë e qytetarëve, derisa shton se njerëzit mendojnë për të dhënat e hapura si transparencë por nuk mendojnë për përfitimet e tyre.

Kurse, Drejtori i Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit, Kujtim Gashi, ka deklaruar se Kosova ka treguar gatishmëri për hapjen e të dhënave derisa shtonë se në këtë proces ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe shoqëria civile.

Gashi ka shtuar se kjo është një nismë globale e ish-presidentit amerikan, Barack Obama duke shtuar se tash Qendra e të Dhënave është mjaft e avancuar.

Sipas tij, të gjitha institucionet kanë qasje në qendrën shtetërore të të dhentave, për të cilën ka thënë se janë në koordinim me të gjitha institucionet për t’ju sqaruar mënyrën e publikimit të të dhënave.

Kurse, Blerina Ramaj nga Open Data Kosova, ka theksuar se nëse ka vullnet nga Qeveria e Kosovës, atëherë publikimi i të dhënave do të jetë me i lehtë.

Ajo po ashtu ka thënë se kanë ofruar asistencë teknike, që rezultatet të publikohen në kohë të caktuar nga institucionet.

Edhe drejtoresha e FOL, Mexhide Demolli-Nimani, ka thënë se nga përvoja e tyre rezulton se institucionet që nuk kanë dhënë qasje në dokumente kanë rezultuar se nuk e kryejnë punën si duhet.

Drejtoreshë e STIKK, Vjollca Çavolli, ka theksuar se rëndësia e të dhënave të hapura është aq e rëndësishme, sa sipas saj, është për t’u habitur se si institucionet qeveritare nuk i japin rëndësinë e duhur