Nuk lejohen?

Ministri Vitia nuk foli për lejimin e dasmave siç ishte planfikuar të fillonin nga 15 qershori

Janë miratuar masat e reja anti-COVID. Pas rënies së rasteve me virus, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hiqet kufizimi i qarkullimit për qytetarët, ndërsa është zgjatur orari i punës për gastronominë deri në orën 23:00.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se qytetarëve do t’u lejohet qarkullimi pa maska, kur janë duke ecur të vetëm në ambiente të hapura.

Ndërkohë, nga ora 00:00 deri në orën 05:00 ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, përveç në ambientet familjare.

Në teatro, galeri, muze e të ngjashme rritet pjesëmarrja e publikut në 50%.

Këto masa lehtësuese, sipas ministrit Vitia, janë bërë për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19, moscenimin e problemeve ekonomike dhe ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve.

Vendimet hyjnë në fuqi nga e hëna e 31 majit.

Mirëpo, Vitia nuk ka folur fare për lejimin e dasmave ashtu siç ishte planfikuar që të mbahen nga 15 qershori. Ishte paralajmëruar se në dasma mund të lejohen 150-200 persona. /Ballkani.info/