Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba këtë të enjte me anë të një postimi në Twitter u bëri thirrje kompanive gjermane që të tërhiqen nga Rusia dhe të zhvendosen në Ukrainë.
“Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë mizori të tmerrshme në Ukrainë, të ardhurat e kompanive të huaja që ende bëjnë biznes në Rusi janë njollosur me gjakun ukrainas. Unë u bëj thirrje bizneseve gjermane të tërhiqen nga Rusia dhe të zhvendosen në Ukrainë. Ky do të jetë një kontribut i sinqertë për paqen në Europë“, shkroi Kuleba.
Sipas CNN, gjatë ditës së sotme ai u tha gazetarëve në Berlin, se Ukraina ka parë dinamikën pozitive dhe vlerësoi reagimin e Gjermanisë ndaj luftës me Rusinë.
“Ne shohim një pozicion në zhvillim të Gjermanisë për çështjet më të rëndësishme ky pozicion po ecën në drejtimin e duhur”, tha ai.https://twitter.com/DmytroKuleba/status/1524776691054288898?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1524776691054288898%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fdemokracia.com%2Fministri-ukrainas-thirrje-kompanive-gjermane-terhiquni-nga-rusia-dhe-zhvendosuni-ne-ukraine%2F







