Ministri turk i Mbrojtjes ia përcjellë një kërkesë urgjente homologut rus

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i ka kërkuar homologut të tij rus, Sergei Shoiku armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Akar ka kërkuar që për shkaqe humanitare nevojitet një armëpushim dhe këtë ia ka përcjellur homologu rus, shkruan The Guardian.

Në një telefonatë, Akar i tha Shoigut se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për paqen rajonale dhe dërgesat e ndihmave humanitare, njofton ministria turke e Mbrojtjes.

Turqia vend anëtar i NATO-s, kufizohet me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi dhe ka raporte të mira me dy vendet.

Të hënën Turqia deklaroi se ka kërkuar nga shtetet që të mos kalojnë nëpër ngushticat e saj për në Detin e Zi nën paktin e vitit 1936, duke kufizuar kalimin e disa anijave luftarake ruse.