Ministri Sveçla priti në takim Koordinatoren e OKB-së për zhvillim

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur  në takim Koordinatoren e OKB-së për zhvillim, znj. Ulrika Richardson,  si dhe znj. Maria Suokko- Përfaqësuese Rezidenciale e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim u diskutua lidhur me projektet e realizuara deri më tani dhe për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Me këtë rast, ministri Sveçla ka falënderuar koordinatoren për Zhvillim e OKB-së,  Richardson  si dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, znj. Suokko për angazhimin dhe kontributin e dhënë në fushën e sigurisë.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi  Richardson dhe  Suokko kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MPB-së edhe në të ardhmen.