Mehmet Zenka

Ministri shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, deputetit serb: Flamuri im është flamuri shqiptar (Video)

Ministri shqiptar Mehmet Zenka në qeverinë e Malit të Zi, ka replikuar me një deputet serb në Kuvendin e këtij vendi.

E gjitha filloi lidhur me çështjen e Kosovës, flamurin shqiptar dhe për kishën në Rumi.

Ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nuk hezitoi të merr fjalën dhe t’i kundërpërgjigjet deputetit serb, i cili në një moment e pyeti se cili është flamuri i tij?

Ndërkaq, përgjigja e Zemkas ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri shqiptar, shkruan malësia.me.

https://www.youtube.com/watch?v=htMlc0JNsvQ