Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatës të gastronomëve të Prishtinës.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Shala ka thënë se qysh në fillim të mandatit të tij kishte premtuar se do të jetë zë i bizneseve në Qeverinë e Kosovës, përcjell Ballkani.info.

Tutje, Shala ka theksuar se industria e gastronomisë është industria e tretë më e madhe në vend, andaj edhe ai si ministër, është i fokusuar që këkresave të tyre t’iu ofrojë zgjidhje. /Ballkani.info

Njoftimi i plotë në Facebook:

Që nga marrja e mandatit kam premtuar që do të jem zë i bizneseve në Qeverinë e Kosovës. Në kuadër të këtij zotimi sot prita në takim përfaqësuesit e shoqatës së gastronomeve të Prishtinës. Industria e gastronomisë në vendin tonë është e treta më e madhe në Kosovë. Gastronomet e Kosovës janë kontribuues të mëdhenj në akrën e shtetit, por edhe në punësimin e qytetarëve tanë. Prandaj unë jam i fokusuar që kërkesave të tyre t’u japim zgjidhje, duke respektuar banorët, gjithashtu edhe duke stimuluar zhvillimin e kësaj industrie e cila ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin ekonomik të vendin.