Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është takuar me prodhues vendor së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Shala ka theksuar edhe njëherë mbështetjen e tij ndaj bizneseve vendore, duke iu kërkuar që të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregti të Brendshme, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë:

Bashkëbisedova me prodhues vendor bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, z.Arian Zeka, dhe u ngritën shumë çështje në lidhje me të bërit biznes.

Bizneset i sigurova se do të jem përkrah tyre, duke iu kërkuar që të bëhen pjesë e hartimit të Ligjit për Tregti të Brendshme.

Po ashtu më informuan se kanë rritur prodhimin, shitjen dhe numrin e punëtorëve këta muajt e fundit, që ky fakt më gëzon shumë, sepse detyrë dhe mision i imi është fuqizimi i bizneseve dhe rritja e prodhimit vendor.