Ministri i Drejtësisë, z. Selim Selimi ka zhvilluar sot një takim me Kryeprokurorin e shtetit z. Aleksandër Lumezi. Nëpërmjet profilit të tij në facebook, ministri Selimi theksoi se me kryeprokurorin Lumezi u dakorduan për për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit.

Gjithashtu, Ministri Selimi Kryeprokurorit Aleksander Lumezi, i dhuroi një top basketbolli si simbolikë e parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, duke theksuar se topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit.

Postimi i plotë i Selimit:

Pasi që ka qenë basketbollist, Kryeprokurorit Aleksander Lumezit, si simbolikë të parimit dhe motos “politika duart larg nga drejtësia”, gjatë vizitës sime në Prokurorinë e Shtetit, i dhurova një top basketbolli, duke theksuar se topi është në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit. Në takim shprehëm vullnetin e dyanshëm për bashkëpunim për avancimin e sistemit të drejtësisë dhe bashkërëndim për fuqizimin e sundimit të ligjit. E sigurova, Kryeprokurorin se do të jem zëri i tyre në Qeveri dhe Kuvendin e Kosovës, veçanërisht për buxhetin dhe çështjet që lidhen me krijimin e kushteve për funksionim efektiv e të pavarur të Prokurorisë së Shtetit, si pjesë e sistemit të drejtësisë.