Ministri Selimi reagon pas aksionit të sotëm: Kjo dëshmoi se kemi prokurorë profesionalë

Selimi ka shkruar në Facebook se aksioni i sotëm dëshmon se Kosova ka prokurorë profesionalë të cilët po e luftojnë krimin e organizuar.

“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë̈ korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë!”, ka shkruar Selimi.