Ministri Selimi ia sqaron Mimoza Kusarit dhe deputetëve të VV-së se “Shenzhen” dhe “Shengen” janë të ndryshme

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka përmirësuar deputetët opozitarë në seancën ku po flitet për bisedimet Kosovë-Serbi, që do të vazhdojnë nga 27 qershori në Uashington.

Deputetët opozitarë kanë përzier kuptimin e fjalës “shenzhen” me fjalën “shengen”, duke menduar se ekipi kosovarë do të flasë për minishengenin në SHBA. Shenzhenin e kishte përmendur i dërguari i Trump, Richard Grenell, në një intervistë, duke folur për një plan ekonomik për Kosovën. Selimi ka thënë se Kryeministri dhe Qeveria janë zotuar se nuk do të hyjnë në bisedime të tilla.

“Edhe kryeministri Hoti, edhe ne, jemi zotuar që nuk do të hyjmë në negociata të tilla për mini-shengenin. Shenzhen është zonë ekonomike në Kinë, që punëson miliona njerëz. Është diçka si plani Marshall. Shengen është diçka tjetër”, tha Selimi.