Ministri Reçica takon Hysni Gucatin, flasin për pagesat e pensioneve për familjet e veteranëve të vdekur

Të mërkurën kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati u prit në takim nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media të OVL – UÇK.

Sipas këtij njoftimi thuhet se në takim u diskutua për veteranët e luftës së UÇK-së si:

  • Pagesa e pensioneve familjeve të veteranëve pas vdekjes në pajtim me Ligjin Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-261 Për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
  • Kategorizimi i veteranëve të luftës, në bazë të ligjit të miratuar për kategorizim.

Në anën tjetër, Ministri Reçica sipas kësaj komunikate premtoj se këto çështje do të gjejnë zgjidhje në afatin sa më të shkurtër.