Ministri Peci me ish-ministrin Ferati shihen duke vallëzuar në një dasmë, të dy dikur ishin në LDK

Mediat lokale në Mitrovicë kanë publikuar pamje të një dasme, ku shihet ministri i Bujqësisë, Faton Peci, duke vallëzuar me ish-ministrin Sadri Ferati.

Peci dhe Ferati janë parë duke vallëzuar në një dasmë ku shihen në video edhe dhjetëra persona të tjerë.

Dyshja ishin ish-partiak në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Qeveria e Kosovës tashmë ka paralajmëruar masa të reja Anti Covid, pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Megjithatë, sa i përket organizimit të dasmave, është bërë e ditur se të njëjtat, për shkak të rezervimeve nuk do të ndalen por do të gjendet një zgjidhje tjetër.