Ministri në detyrë i Ekonomisë kërkon pezullimin e përzgjedhjes së kryeshefit të ri të Infrakosit

Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj ka kërkuar nga Bordi i Infrakosit që të pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të ndërmarrjes.

Kjo kërkesë e Nitajt ka ardhur me arsyetimin se në procesin e përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit.


“Ministri e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka njoftuar përmes një shkrese zyrtare se ka kërkuar nga Bordi i Infrakos-it që ta pezullojë përzgjedhjen e kryeshefit të ri ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, me arsyetim se në proces të përzgjedhjes nuk janë zbatuar kriteret e konkursit, por ata këtë çështje e kanë bërë akt të kryer, me çka kanë bërë shkelje”, thuhet në njoftim