Ministri Murati tregon kur mund të aplikojnë lehonat dhe fëmijët për shtesa

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka thënë se me mbështetjen e punësimit të grave dhe mbështetjen e lehonave synojnë ngritjen e rolit vendimarres së gruas.

Murati dha detaje për shtesat për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.

“Pagesat që do të realizohen në bazë të planit të ringjalljes ekonomike do të bahet në llogari direkte të grave.

Masa 3.5 përfshin pagesa për lehonat dhe për fëmijë. Pagesat për lehonat do të dedikohen për të gjitha gratë që janë mbi moshën 18 vjeçare dhe janë shtetase të Kosovës dhe kanë lindur nga data 1 gushi i këtij viti e tutje.

Pagesat bëhen në dy kategori, për lehonat e papunësuara ato duhet të figurojnë në ATK që në 12 muajt e fundit janë të papuna, ku mbështetja do të jenë në bazë të pagës minimale për 6 muaj radhazi.

Si dhe pagesa për lehonat e tjera që figurojnë që kanë qenë të punësura do të jetë në bazë të pagës minimale për tre muaj, si shtesë në kuadër të pagesës që e marrin nga punëdhënësi,

Të gjitha gratë do të marrin pagese prej 6 muaj nga Qeveria”, tha ai.

Kurse Murati tha se shtesat e fëmijëve do të fillojnë të ndahen qysh tani.

“Shtesat 0-24 muaj në vlerë 20 euro kurse mbi 24 muaj deri më 16 vjeçare nga 10 euro”.

Duke filluar nga ky muaj do të hapet aplikimi për shtesat e fëmijëvë që kanë lindur nga data 1 janar 2020.

Kurse, sipas tij, nga data 1 janar e vitit të ardh