Ministri i Shëndetësisë, ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2021 në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Latifi ka deklaruar edhe shtëpi në vlerë prej 1,5 milion euro.

Në AAK, ministri Latifi po ashtu ka deklaruar se posedon shtëpi pushimi, të marrë në posedim që nga 2020-a, që i kushton 600 mijë euro. Një shtëpi tjetër pushimi në vlerë 450 mijë euro, një banesë dhe një tokë, totali i pronave të paluajtëshme Latifit i shkon në gati tre milionë euro.

Ai, po ashtu, ka të deklaruara para të gatshme prej 100 mijë dollarë në ‘Bank of America’, si dhe kredi 1 milion euro.

Po ashtu, Latifi posedon edhe katër vetura, që në total kanë vlerën e 138 mijë eurove.

Tek informacionet shtesë në deklarim të pasurisë, ministri Latifi ka bërë të ditur se posedon 215 ari në Graqanicë, me vlerë prej 1.5 milion eurove.