Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po vazhdon vizitat e tij të rregullta tek familjet e dëshmorëve, e tek pjestarët e UÇK-së.

Ani pse ditë vikendi, një të tillë Mehaj e ka zhvilluar tek invalidi i luftës së fundit e luftëtari ikonë i UÇK-së në Betejën e lavdishme të Koshares, Shpëtim Agusholli

Ai gjatë vizitës i ka premtuar atij përkrahje institucionale.

“Shpejtimit iu zotova se Qeveria e vendit do të angazhohemi në maksimum që frytet e gjakut të derdhur për Lirinë dhe Pavarësinë tonë t’i kurorëzojmë me Shtetin e Ushtrinë tonë të fortë”, ka shkruar Mehaj mes tjerash në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Plagët e luftëtarit ikonë të UÇK-së, të Betejës së famshme të Koshares, Shpëtim Agusholli, janë gjurmë të shenjta që dëshmojnë se sa shtrenjtë ka kushtuar Liria jonë.

Emocion i veçantë ishte vizita pranë shtratit të Shpejtimit.
Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore me karrocë, Heroi i gjallë, Shpejtim Agusholli, vazhdon të na jap forcë dhe vullnet që të vazhdojmë pandalshëm në forcimin e Ushtrisë sonë.

Shpejtimit iu zotova se Qeveria e vendit do të angazhohemi në maksimum që frytet e gjakut të derdhur për Lirinë dhe Pavarësinë tonë t’i kurorëzojmë me Shtetin e Ushtrinë tonë të fortë.