Ministri Mehaj takon zyrtaren e lartë të NATO-s, flasin për luftën në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe.

Mehaj shkruan se me Viehe diskutuan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ku përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, e potencoi rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s me operacionin KFOR në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim Shefen e Operacioneve Aktuale të Divizionit Operativ të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, znj. Ariella Viehe.
Me këtë rast, znj. Viehe e njoftova me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK si dhe planet për të ardhmen.
Gjithashu, znj. Viehe e njoftova edhe me bashkëpunimin e ngushtë me Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) si dhe shpreha mirënjohjen e lartë për mbështetjen e deritashme për të gjitha proceset zhvillimore në Ministri dhe FSK.
Në vazhdim, me Znj. Viehe diskutuam për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, ku përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, e potencova rolin shumë të rëndësishëm të NATO-s me operacionin KFOR në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.
Për angazhimet zyrtare të institucioneve të vendit, znj. Viehe e njoftova edhe me strategjinë aktuale shtetërore në funksion të proceseve integruese të Kosovës në NATO.