Ministri Mehaj me vizion të qartë në takim me Kryeministrin Kurti

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot u prit në takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Me këtë rast, ministri Mehaj e njoftoi kryeministrin Kurti me fillimin e punës së tij në detyrën e re duke shprehur besimin se me punën ekipore do të arrijmë rezultatet e synuara nga fushëveprimi i Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti, e uroi edhe njëherë ministrin Mehaj për qasjen e tij për punë të suksesshme duke i ofruar mbështetjen e plotë për përmbushjen e objektivave në zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.