Ministri Lluka thotë se Osman Ejupi mund të shkarkohet pasi punësoi 4 fëmijët e tij në Telekom

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka dhënë shenja se anëtari i bordit të Telekomit, Osman Ejupi, mund të shkarkohet për punësimin e katër fëmijëve të tij në këtë ndërmarrje publike.

Në një postim në Facebook, Lluka ka shtuar se “nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme”.

“Lidhur me rastin e anëtarit të bordit të Telekomit të Kosovës që, sipas KTV, ka punësuar 4 fëmijët e vet në Telekom brenda 1 muaji: Ne sot kemi kërkuar të vërtetohet kjo informatë dhe nëse del të jetë ashtu, si ministër i linjës do të kërkoj menjëherë shkarkimin e anëtarit të bordit në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Nepotizmi dhe ushtrimi i ndikimit në punësim janë vepra të patolerueshme. Praktika të tilla janë në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike dhe ligjin e punës”, ka shkruar ai.