Gjatë ditës së sotme, zëdhënsja e Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç ka thënë se çështja e Trepçës duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
E deklaratat e Koçijançiç, janë përcjellur me reagime nga pala kosovare.
Kryeministri Haradinaj në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, ka thënë se i kundërshton këto deklarata, duke thënë se statusin e Trepçës e ka përcaktuar parlamenti i Kosovës me ligj.
Haradinaj ka shtuar se Koçijançiçit i ka humbur rruga në oborr, raporton Ballkani.info.
Në anën tjetër, deklaratat e zëdhënëses të Komisionit Evropian mbi statusin e Trepçës, i ka komentuar edhe ministri Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Në një prononcim për Ballkani.info, Lluka ka deklaruar se futja e Trepçës në negociatat me Serbinë është e gabueshme.
“Tendenca e BE-se që ta fus Trepçën në negociatat me Serbinë, është e gabueshme”, ka thënë Lluka.
Tutje, ministri Lluka ka thënë se Trepça shtrihet 100 përqind në territorin e Kosovës dhe nuk duhet të politizohet.
“Trepça shtrihet 100 për qind në territorin e Kosovës dhe nuk duhet që të politizohet. Ekziston gatishmëria tek të gjitha palët për të ecur drejt zhvillimit të kësaj ndërmarrjeje por nëse ne fillojmë me ide të tilla që të fusim në negociata edhe ndërmarrjen Trepça, atëherë do të dëmtonim procesin e zhvillimit të ndërmarrjes”, ka thënë Lluka për Ballkani.info.
Ministri ka theksuar edhe njëherë se ‘zhvillimi i Trepçës do të ndikojë drejtëpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve që jetojnë në jug apo very të Mitrovicës, për çka edhe ne po punojmë andaj tendenca të tilla janë të papranueshme’.
Kujtojmë se statusi për Trepçën është miratuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës në seancën e fundit. /Ballkani.info







