Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, vizitoi të mërkurën gjimnazin “ Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Me këtë rast ai mbolli një pemë, në oborrin e kësaj shkollë që ka mbi 1500 nxënës.

Ndiqeni postimin e plotë të ministrit Lekaj në llogarinë e tij në facebook:

Ishte nderë i veçantë, bashkëbisedimi me nxënësit e gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Interesimi i tyre për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe projektet infrastrukturore ishte mbresëlënës. Është kënaqësi të shohësh gjeneratat e reja që po përgatiten në mënyrën më të mirë për hapat e mëtutjeshëm në jetë.
Falënderoj drejtorin e këtij institucioni arsimor, Bedri Cahani, për respektin që më bëri sot, dhe punën e tij të palodhshme për të drejtuar si është më së miri gjimnazin me mbi 1500 nxënës.

Oborrit të gjelbëruar të kësaj shkolle, i shtova edhe unë një pemë, duke përmbushur nominimin nga miqtë e mi Time Kadrijaj dhe Lahi Brahimaj. Për sfidën “Mbjelle një pemë” nominoj:

Daut Haradinaj, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Agim Cana, kryetar i klubit futbollisitik Vëllazënimi

Shkelzen Xeni Jetishi, një nga ikonat e muzikës shqiptare