Gjatë ditës së sotme përmes një njoftimi në Facebook, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se po bëhët çdo gjë e mundur që rrugët e autostradave të mbahen të pastërta nga bora.
Në anën tjetër, qytetarët janë ankuar për neglizhencë nga ekipet e kontraktuara për pastrim të rrugëve.
Në videon e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet gjendja e rrugës së autostradës ‘Arbën Xhaferi’.
Autostrada e mbuluar nga bora, po e vështirëson qarkullimin e automjeteve dhe po rrezikon qytetarët në lëvizje. /Ballkani.info







