Ministri Lekaj takohet me sindikalistët e kontrollit ajror, iu premton status të veçantë (FOTO)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me sindikalistët e kontrollit ajror.

Lekaj ka bërë të ditur se i mbështet kërkesat e tyre që puna t’iu trajtohet në mënyrë meritore me rëndësinë që ka, përcjell Ballkani.info.

Në fund, Lekaj ka thënë se iu ka premtuar sindikalistëve se do ta shtyjë përpara amandamentimin e ligjit dhe dhënien e statusit të veçantë për kontrollorët dhe stafin professional të aviacionit civil.

Postimi i plotë në Facebook:

Mbështes fuqishëm kërkesat e sindikalistëve të kontrollit ajror që puna e tyre të trajtohet në mënyrë meritore me rëndësinë që ka.

U premtova që do të shtyj përpara amandamentimin e ligjit dhe dhënien e statusit të veçantë për kontrollorët dhe stafin profesional të aviacionit civil në agjencitë e tjera.