Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka ftuar sot në takiim të gjitha kompanitë e kontraktuar për mirëmbajtje, ku qëllimi këtij takimi ishte mobilizimi adekuat përt reshjet e borës.

Sipas Lekajt të gjithë duhet të kryjenë obligimet e tyre në mënyrë që mos të përballemi më shprehjen “bora na zuri të pa përgatitur”.

Ja statusi i plotë:

Reshjet e borës tashmë janë afruar prandaj duhet edhe mobilizim adekuat. Për këtë arsye ftova në takim të gjitha kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje, për të parë nëse gjithçka është në rregull. Kërkova nga të gjithë që të jenë të vëmendshëm në kryerjen e obligimeve të tyre dhe të mos përballem me shprehjen “bora na zuri të pa përgatitur”.

Të pranishëm ishin edhe kompanitë punëkryese në shtrimin dhe riparimin e rrugëve, prej të cilëve kërkova raport deri ku kanë arritur me implementim të projekteve dhe ju rikujtova se duhet të jenë të përpiktë në zbatim të planit dinamik.