Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka bërë të ditur se ka takuar zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker.

Përmes një postimi në Twitter, Anushiq ka thënë se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është “Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”.

“Theksova gjithashtu se Kroacia është e angazhuar fuqishëm për pajisjen dhe modernizimin e ushtrisë kroate, së bashku me aleatin tonë, ne po pajisim Forcat e Armatosura me Bradley, Black Hawks dhe sistemin raketor Himars.” – ka shkruar Anushiq.

Susreo sam se sa zamjenikom pomoćnika američkog ministra obrane za europske i NATO politike Davidom Bakerom. Posebno sam apostrofirao da je ključ sigurnosti na jugoistoku Europe – Kosovo i da je američka prisutnost kroz KFOR izuzetno važna. Istaknuo sam i da je Hrvatska snažno… pic.twitter.com/azYoX4vYvE

— Ivan Anušić (@ivananusic12) February 15, 2025