Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka qenë për vizitë në Hagë tek ish-kreu i UÇK-së, Rexhep Selimi.
Ndër të tjerash, Krasniqi ka bërë të ditur se nuk është takuar me ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Sipas tij, vizita e tij ka qenë private andaj edhe nuk ka pasur mundësi t’i takojë të tjerët që gjenden atje, por ka shtuar se këtë do ta bënte me shumë dëshirë po të kishte mundësi.
“Tash jam në Gjermani. Isha tek miku im Rexhep Selimi në vizitë dje. Fatkeqësisht nuk kam arritur t’i shoh pasi ka qenë vizitë private dhe në të njëjtën kohë nuk kam mundur t’i shoh të tjerët në Hagë pasi do t’i kisha takuar me shumë dëshirë. Shpresoj ta bëjë në vizitat tjera që do i kem tek Rexha. I keni parasysh ata i kanë vetëm 10 vizita gjatë muajit. Unë me Rexhen e kam këtë afërsi që nuk e kam me të tjerët”, ka deklaruar ministri Krasniqi.







