Ministri Klosi “thumbon” në ditën e Çlirimit me foton e gjyshërve
Ashtu si çdo vit politika shqiptare u nda sërish për sa i përket datës së çlirimit të vendit.
Të djathtët bënë homazhe dje në varrezat e Dëshmorëve, ndërsa qeveria e Ramës, presidenti Meta dhe LSI, vendosën sot, më 29 nëntor kurora me lule.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi poston një foto të djalit të tij përkrah 4 gjyshërve të tij partizanë.
Ndërsa thumbon politikën duke shkruar se renditja në anën drejtë të historisë mund ti bëjë brezat pasardhës krenarë.
“Aroni, krenarë për 4 stërgjyshët partizanë!
Çfarë vlerash më shumë sesa sakrifica për lirinë dhe renditja në anën drejtë të historisë mund ti bëjë brezat pasardhës krenarë??
Lavdi dëshmorëve dhe atyre që sakrifikuan për Shqipërinë e lirë e që kemi detyrën ta bëjmë më të mirë. Gëzuar 29 Nëntorin!”, shkruan Klosi.