Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video në të cilën shihet duke u tallur me të burgosurin palestinez Marwan Barghouti.

Në një video të turpshme të publikuar të enjten në rrjetet sociale, shihet Ben-Gvir duke hyrë në qelinë ku ndodhet Barghouti.

“Nuk do të fitoni. Kushdo që ngatërrohet me popullin e Izraelit, kushdo që vret fëmijët dhe gratë tona – ne do ta shkatërrojmë. Duhet ta dini këtë, kjo ka ndodhur gjithmonë në histori”, pohoi ai.

Kjo ishte hera e parë pas më shumë se 10 vitesh që shfaqet një video e Barghoutit nga burgu, dhe në video ai duket dukshëm i dobësuar dhe i rraskapitur.

Familja e tij thotë se ai është vendosur në izolim që nga 7 tetori 2023 dhe se është rrahur brutalisht disa herë nga rojat e burgut.

Pranë Ben-Gvirit gjatë vizitës ndodhej edhe drejtori i Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, Kobi Yaakobi, një aleat i afërt i ministrit, i cili është akuzuar se ka informuar në mënyrë të paligjshme një zyrtar tjetër të lartë se ishte nën hetim për fshehjen e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor.

Barghouti ndodhet në burg që nga viti 2002 dhe është dënuar me pesë burgime të përjetshme plus 40 vite të tjera, për rolin e tij në planifikimin e sulmeve që çuan në vdekjen e pesë civilëve gjatë Intifadës së Dytë. 

يواجه الأسير القائد مروان البرغوثي ظروفًا إنسانية بالغة القسوة في زنزانته الانفرادية، حيث فقد أكثر من نصف وزنه نتيجة الإهمال الطبي المتعمد وسوء المعاملة. وفي الوقت نفسه، يواصل وزير أمن الاحتلال المتطرف إيتمار بن غفير تهديده بشكل مباشر، في محاولة لكسر إرادته وصموده.

في الفيديو بن… pic.twitter.com/ZcpRmLgGgT

— المركز الفلسطيني للدفاع عن الاسرى (@PalPrisonersA) August 14, 2025