Pas valës së fundit të sulmeve raketore iraniane, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se lideri suprem i Iranit Ali Khamenei “nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”.

“Një diktator si Khamenei, i cili udhëheq një vend si Irani dhe e ka bërë misionin e tij shkatërrimin e Izraelit, nuk mund të vazhdojë të ekzistojë”, tha Katz, transmeton Ballkani.info.

Ai shtoi se ushtria izraelite kishte marrë udhëzime dhe se e dinte se si, “për të arritur të gjitha qëllimet e saj, që njeriu absolutisht të mos vazhdojë të ekzistojë”.

Deklarata vjen pasi zyrtarët amerikanë njoftuan në fillim të kësaj jave se Donald Trump kishte vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë Khamenei.

Trump më pas deklaroi se aktualisht nuk ka plane për një veprim të tillë – “të paktën tani për tani”. /Ballkani.info/