Ministri italian që vizitoi Kosovën bën gafë të madhe, por më pas e përmirëson FOTO

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Ai ka takuar krerët me të lartë të shtetit, duke nisur nga kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe kryediplomati, Glauk Konjufca.

Mirëpo, ai që e hetoi Ballkani.info ishte postimi i ministrit italian në Facebook pas këtyre takimeve. Ai institucioneve të Kosovës iu referua si institucione lokale, gjë që nuk kishte vepruar njëjtë gjatë vizitave paraprake në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, më pas Maio e ka përmirësuar gabimin duke e shkruar institucionet e Kosovës në vend të institucionet lokale.

Në postimin paraprak të ministrit italian, kishte reaguar edhe një kosovar me koment, duke ia bërë të ditur atij se nuk janë institucione lokale, por janë institucione të Republikës së Kosovës.

Ai është Herolind Zariqi. /Ballkani.info/