Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, kërkon nga tregtarët e naftës që të ulin çmimet, sepse ministria do të ndërhyjë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka mbajtur një konferencë për media lidhur me çështjen e rritjes së çmimit të naftës në Kosovë. Ai ka kërkuar nga tregtarët që t’i ulin çmimet e naftës, në të kundërtën do të ndërhyjë shteti

Shala ka thënë se MTI’ja është duke e analizuar gjendjen aktuale të rritjes së çmimit të naftës dhe sapo të përfundojnë analizat e kërkuara do të ndërmarrë veprimet që e obligon ligji.

“MTI është duke analizuar legjislacionin aktual, përfshirë këtu edhe nenin 11 të ligjit për tregti me naftë, nen ky i cili asnjëherë nuk është aplikuar. Edhe pse historiku na ka siguruar të dhëna se çmimi i Berzës ndërkombëtare të derivateve të naftës ka lëvizur gjithmonë”, ka thënë Shala

Ai po ashtu ka thënë se ka kërkuar ditë më parë, nga inspektorati i MTI’së , që bazuar në rekomandimet e Autoritretit Kosovar të Konkurencës, të raportojnë  mbi të dhënat e sakta që tregojnë gjendjen aktuale, përkitazi me lëvizjet e çmimit të Berzës, me ngarkesat doganore, importet, akcizën dhe kostot e tjera.

“MTI dhe Qeveria e Kosovës, pas analizimit të saktë, të plotë dhe të drejtë të gjendjes aktuale do të marrë veprime dhe masa, përfshirë edhe ndërhyrjet eventuale për të ndaluar abuzimet me çmime në dëm të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Shala. Këtë analizë do të kompletojmë shumë shpejtë, varësisht nga raportimi i këtyre institucioneve, unë do të veproj ashtu siç më obligon ligji”, ka thënë Shala

Ministri Shala ka thënë se mbrojtja e konsumatorit është prioritet i tij si ministër