Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas viktimës së parë të koronavirusit që nga ardhja e tij në krye të këtij posti, shkruan ballkani.info
Bëhet fjalë për 71 vjeçarin me inicialet Sh.G., nga komuna e Vushtrrisë, i cili vdiq mbrëmë në Klinikën Infektive të QKUK’së.
“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese” njoftoi Klinika Infektive.
Me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje që të ketë më shumë kujdes.
Ai iu ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit. /Ballkani.info/
Postimi i plotë:
Zemaj po ashtu ka folur edhe për vizitën e tij në këtë komunë si një nga më të prekurat deri më tani nga pandemia Covid-19.
Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, sot ka ndërruar jetë një qytetar me inicialet Sh.G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri.
I ndjeri ishte prekur nga Covid 19 dhe i njejti vuante edhe nga sëmundje përcjellëse.
Sot isha në vizitë në komunën e Vushtrrisë, një nga komunat më të prekura nga virusi Covid 19 për momentin. Organet komunale atje dhe HERONJËT tonë mantil-bardhë, janë duke e bërë një punë të jashtëzakonshme për …Shiko më shumë






