Ministri i Shëndetësisë së Serbisë: I kemi bërë gati barnat për veriun, dikush të na ndihmoj t’ua dërgojmë ato
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zlatibor Loncar, ka kritikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë serbe, duke thënë se po me këtë vendim po i shkelin të drejtat themelore të njeriut për jetuar, kuruar e ushqyer.
Ai ka treguar se në Qendrën e Shëndetit në Komunën Veriore të Mitrovicës janë duke u trajtuar 350 pacientë, e të cilët nuk do të mund të mbijetojnë pa medikamente, oksigjen dhe ushqim, shkruan ‘politik’, transmeton Gazeta Express.
Loncar ka thënë se shteti i Serbisë ka blerë gjithçka që iu duhet për trajtim pacientëve në veri, vetëm se duhet dikush t’i ndihmojë për t’ua dërguar ato.
“Shteti i Serbisë tani ka blerë gjithçka që është e nevojshme për trajtimin e pacientëve në Kosovë. Ne vetëm kemi nevojë që dikush të na ndihmoj t’ua dërgojmë ato”, ka thënë ministri serb.
Ai është shprehur i shqetësuar edhe me mos interesimin e organizatave të shëndetësisë për gjendjen e serbëve në Kosovë.