Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifaj siç duket po lodhet me punën në Kuvendin e Kosovës. Kështu, të enjten ai vendos që t’i çlodh pak këmbët gjatë seancës ku u diskutua për masat anti-Covid.

Demokracia.com ka siguruar një foto ku ministri Latifaj shihet duke u çlodhur gjatë seancës, ndërkaq të mbathura kishte “kaubojkat” e famshme të tij.

Të njëjtat këpucë, ai i vëshi edhe disa ditë më parë në një emision televiziv, gjë e cila u komentua shumë nëpër rrjete sociale.

Latifaj ka marrë detyrën si Ministër i Shëndetësisë gjatë muajit nëntor, pas dorëheqjes së Arben Vitisë.

Ndërkaq, dje deputetët në Kuvendin e Kosovës diskutuan për masat anti-Covid që u vendosën një javë më parë, kundër të cilave po shprehen opozita, por edhe shumë qytetarë./Demokracia.com/