Ministri i Nismës, Skender Reçica, sot filloi mandatin e tij të dytë në këtë pozitë, tashmë edhe në Qeverinë Hoti.
Ministri mbajti një takim me stafin menaxhues të MPMS, për të identifikuar sfidat që e presin këtë dikaster dhe për të rikthyer MPMS në mandatin e saj që kishte. Ministri Reçica falënderoi stafin për punën e bërë gjatë pandemisë COVID 19, si dhe për angazhimin e tyre në implementimin e masave financiare.
Ministri Reçica theksoi se duhet vazhduar projektet e filluara në të mirë të qytetarëve, për tejkalimin e situatës, vazhdimin e projekteve të filluara në mandatin e kaluar, si edhe angazhime të tjera për ngritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi.







