Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorious ka zbuluar se armët e para me rreze të gjatë u “prodhuan në Ukrainë” me financim nga Berlini dhe mund të hyjnë në shërbimin ushtarak brenda disa javësh.

Duke folur me gazetarët përpara një takimi të Grupit të Kontaktit për Çështjet e Mbrojtjes në Ukrainë në Bruksel, Pistorius kujtoi se gjatë vizitës së homologut të tij ukrainas Rustem Umerov në Berlin javën e kaluar, u ra dakord që Gjermania të financonte prodhimin e armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, transmeton Ballkani.info.

“Në këtë mënyrë, ne po zbatojmë planin tonë, i cili është më i rëndësishëm se kurrë, për të rritur investimet direkte në industrinë e mbrojtjes ukrainase në të ardhmen. Gjithçka po ndodh edhe më shpejt në terren, dhe kapacitetet janë gjithashtu aty. Avantazhi është se një numër i konsiderueshëm i armëve me rreze të gjatë mund të prodhohet këtë vit. Sistemet e para mund të vihen në shërbim me forcat e armatosura ukrainase brenda pak javësh”, tha Pistorius.

Përveç kësaj, ai kujtoi marrëveshjen midis Kievit dhe Berlinit për vazhdimin e furnizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore, armëve dhe municioneve, si dhe financimin e riparimeve dhe bashkëpunimit në komunikimet satelitore. /Ballkani.info/