Millosh Vuçeviq

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë sërish nxit tensione: “Situata në Kosovë është edhe politike edhe e sigurisë…”

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka vlerësuar sot se situata në rajon është sfiduese për Serbinë dhe se sa i përket Kosovës është shumë e vështirë – si në aspektin politik ashtu edhe në atë të sigurisë.

“Kjo kërkon që të gjithë ne që jemi të angazhuar dhe të nderuar të jemi pjesë e sistemit të mbrojtjes së atdheut tonë, të jemi veçanërisht të vëmendshëm ose veçanërisht të përkushtuar ndaj gjërave që bëjmë”, tha Vuçeviq, transmeton Ballkani.info.

Duke iu drejtuar klasës së 13-të të pjesëmarrësve të Studimeve të Larta për Siguri dhe Mbrojtje në Beograd, ai tha se “së bashku ata formojnë një mozaik që përfaqëson një imazh unik të sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit”.

“Besoj se do të jeni të denjë për këtë sfidë personale dhe profesionale, si dhe për nderin që keni të jeni këtu”, ka thënë Vuçeviq, sipas faqes së internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Serbia vazhdon me veprim të njëanshme duke kërcënuar paqen në rajon