Rrustem Berisha

Ministri i Mbrojtjes publikon fotografi të policit të vrarë sa ishte luftetar i UÇK-së në Koshare

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ka thënë se është i shokuar nga lajmi për rënien në krye të detyrës së policit Izet Demaj.

“Izetin, e njoha në luftën për lirinë e Kosovës, ishte luftëtar i Brigadës 138 “Agim Ramadani” të UÇK-së. Nga lufta doli fitimtar dhe sot dha jetën në mbrojtje të qytetarëve, të rendit e ligjit të shtetit për të cilin luftoi! Me dhembje të thellë u shprehi ngushllimet e mia familjes Demaj, bashkëluftëtarëve, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe gjithë miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi”, ka shkruar Berisha.

Izet Demaj u vra sot gjatë përleshjes së armatosur me një grabitës të bankës në Istog. I vrarë mbeti edhe grabitësi. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=Is6bk-yAfu0&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3LgL89oC3RsbCsnEqHcXWpHqU0i-fD2b9tGCHT5hsiU2fZfCNcqgJ-8gQ