Millosh Vuçeviq

Ministri i mbrojtjes në Serbi tenton të bëhet pak viktimë: Armatimet që po i merr Kosova janë rrezik

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq, ka zgjedhur të viktimizohet pak.

Në një intervistë për mediat serbe, ai ka folur rreth raketave “Javelin” dhe armatimit që po e merr Kosova.

Ai ka thënë se këto armatime janë rrezik për Serbinë.

“Në SHBA kanë përfunduar të gjitha procedurat, kanë miratuar blerjen e “Javelin” dhe kur shton atë që Turqia u ka dorëzuar më parë, SHBA, Gjermania, disa dhe Kroacia, ndërsa britanikët punojnë me ta në stërvitje. .. NATO nuk punon drejtpërdrejt në krijimin dhe forcimin e ushtrisë së Kosovës, por në të janë të përfshira drejtpërdrejt shtetet anëtare të veçanta. Gjithçka që marrin shqiptarët në Kosovë është rrezik për Serbinë”, ka paralajmëruar Vuçeviq për TV Prva.

Ai në fund bëri edhe pak propaganda, duke thënë se Serbia po punon për ta ruajtur paqen.

VIDEO BONUS: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë