Ministri i Mbrojtjes i Rusisë pëson sulm në zemër, mungoi në paraqitje publike prej mesit të marsit

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka mungur në paraqitje publike prej mesit të muajit mars, duke i shtyrë shumë të mendojnë që Putin e ka larguar nga rrethi i ngushtë i bashkëpunëtorëve. Arsyeja e mosparaqitjes së Shoigu megjithatë duket të ka të bëjë me shëndetin e tij.

Arsyen e mungesës së ministri e ka treguar një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.

“Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu pësoi një atak në zemër. Prandaj, ai nuk është paraqitur në ngjarje zyrtare që nga mesi i marsit”, shkroi Anton Gerashchenko, këshilltar i kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.