Ministri i jashtëm çek: S’e ndryshojmë qëndrimin për Kosovën, Zemani i inatosur me humbjen në Prishtinë

Ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Tomash Petriçek ka thënë se qeveria e vendit të tij nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Petriçek në Twitter.

“Presidentin nuk e pëlqen Kosovën, sepse ata e kanë mposhtur kombëtaren tonë këto ditë dhe si tifoz që është kjo nuk i ka pëlqyer”, ka thënë Petshiçek, transmeton Ballkani.info.

Ai ka shtuar se Çekia ka raporte korrekte edhe me Kosovën edhe me Serbinë dhe se në mesin e qindra vendeve që e kanë njohur Kosovën si shtet është edhe Çekia.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur presidentin Zeman, që ka thënë se do të marrë iniciativë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Republika Çeke.

loading…