Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley u desh të evakuohej në një strehë gjatë vizitës së sotme në qytetin Ofakim në jug të Izraelit, sepse sirenat u dëgjuan për të paralajmëruar një sulm me raketa nga grupi militant palestinez Hamas.

Në një video të postuar në Platformën X, mund të dëgjohen sirenat dhe Cleverley shihet duke vrapuar për t’u mbuluar, transmeton Ballkani.info.

Cleverley udhëtoi sot në Izrael për të shprehur solidaritetin e Britanisë me popullin izraelit pas sulmit të Hamasit.

Ai u takua me izraelitët që i mbijetuan sulmit të Hamasit dhe gjatë qëndrimit në Izrael do të ketë takime edhe me zyrtarë të lartë izraelitë, raportoi më herët Reuters. /Ballkani.info/

Watch: while UK FM @JamesCleverly visits Ofakim in southern Israel, a siren goes off warning of incoming Hamas rocket fire.

This is the reality Israelis live with every day. pic.twitter.com/QF4C4tReqL

— Israel ישראל 🇮🇱 (@Israel) October 11, 2023