Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, ja çfarë u diskutua

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur sot ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Minxhozi diskutuan për bashkëpunimet e mundshme Kosovë-Shqipëri, në fushën e infrastrukturës dhe transportit.

Mes të tjerash, u theksua nevoja për bashkëpunim ndërkufitar, hapjen e pikave të reja kufitare dhe mundësia e investimeve në portin e Durrësit, në veçanti në pjesën e cila do të shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nga Kosova.