Ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, priti zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme të NATO-s.
Në këtë takim delegacioni i NATO-s, ishte fokusuar për procesin e tranzicionit, për bashkëpunim të mëtejmë dhe për fazat e planifikuara të tranzicionit të FSK-së.

Me këtë rast Berisha, e falënderoi zëvendës ndihmës sekretarin e NATO-s, z. Parish, për bashkëpunimin e deritanishëm me NATO-n, e në veçanti me NALT-in, si dhe e njoftoi atë, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, zhvillimin e saj si Forcë profesionale dhe shumetnike, dhe, si institucioni më i besuar në vend.

Ai po ashtu e njoftoj ndihmës sekretarin e NATO-s, për procesin e tranzicionit të FSK-së, ecurinë e procedimit dhe miratimit të draft ligjeve për FSK-në, bazuar në procedurat e rregullta parlamentare dhe në diskutime publike me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë.

Numri një i Ministrisë së Forcës së Sigurisë, në fund të takimit shprehu gatishmërinë e Kosovës, që me kapacitetet që FSK-ja do t’i ketë, me misionin dhe detyrat e reja, do t’i kontribuojë paqes në Kosovë, rajon e me gjerë së bashku NATO-n dhe partnerët.







