Ministri i Drejtësisë takon drejtuesin e organizatës që nxori në publik dosjet konfidenciale të Gjykatës Speciale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar sot me sekretarin e organizatës së veteranëve, Faton Klinakun i cili pas arrestimit të kryetarit Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj, nga Gjykata Speciale pasi nxorën në publik dosje konfidenciale të kësaj gjykate, ushtron detyrën e kryetarit. 

Lajmin e ka bërë të ditur Selimi përmes një shkrimi në Facebook.

“Me Faton Klinakun, Sekretarin e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këmbyem mendime për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimet e krerëve të OVL-së. Ministria e Drejtësisë do të iu qëndrojë krah të gjithë luftëtarëve të lirisë, duke iu ofruar kushtet e nevojshme për mbrojtje bazuar në ligjin dhe udhëzimet administrative në fuqi”, ka thënë ai.