Ministri i Drejtësisë reagon pas tërheqjes së Ambasadës Amerikane nga konkursi për kryeprokurorë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas tërheqjes së Ambasadës amerikane në Kosovë nga përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Selimi ka thënë se Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik.

Selimi ka thënë se politika duhet t’i mbajë duart larg drejtësisë.

“Me shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje nga përzgjedhja e anëtarëve të rijnë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik. Transparenca dhe shmangja e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë”, thuhet në postimin e tij.Selimi ka falënderuar Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funsional e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë.

Reagimi i plotë:

ShBA-ja të mbetet partneri kryesor në fushën e sundimit të ligjit

Me shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje nga përzgjedhja e anëtarëve të rijnë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik. Transparenca dhe shmangia e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë!
Falënderoj Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funsional e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë.