Minisitri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka treguar se ai ka pranuar shumë telefonata nga fermerët e blegtorisë dhe shpezëtarisë të shqetësuar me mungesën e rezervave dhe importit të ushqimit/koncentratit për kafshët dhe shpezët.

“Menjëherë kam pritur në takim Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës dhe Shoqatën e Shpezëtarisë për të analizuar gjendjen aktuale dhe zgjidhjet e mundshme. Kam njoftuar ministren e Ekonomisë, si udhëheqëse e politikave tregtare, për nevojën e furnizimit të plotë me ushqim/koncentrat”, thuhet në njoftimin e ministrit.

Ai ka njoftuar se njëkohësisht, personalisht kam telefonuar institucionet bullgare që të gjejmë rrugëdalje për zhbllokimin e eksportit të misrit nga Bullgaria për në Kosovë, të cilët më njoftuan që shteti i tyre nuk ka politikë që ndalon eksportin e misrit dhe që së bashku do të facilitojmë tregtinë e misrit në mes të dy vendeve tona.

Postimi i plotë: