Ministri i Arsimit raporton para deputetëve për fillimin e vitit të ri shkollor
Dy komisione parlamentare do të mblidhen sot.
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, mblidhet në ora 10:00, ku pritet të bëjë përzgjedhjen e listës së ekspertëve.
Ndërsa në ora 11:00 ministri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, do të raportojë në komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2022.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryeministri Hoti bëri të ditur se Qeveria ua ka lanë në dorë komunave që të vendosin se si do ta vazhdojnë vitin e ri shkollor.